VV në festë: Mekuli i gëzohet zgjedhjes së aktivistit të Kurtit si drejtor i tv-së në RTK
Sot, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK.
Lajmin për Nacionale e kanë konfirmuar burime brenda RTK-së. E për këtë ka reaguar gazetari që mbështet në mënyrë të zjarrtë Vetëvendosjen Gëzim Mekuli, i cili ka thënë se RTK pas 30 viteve ka një profesionist në gazetari.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rilindi do ta sjellë rilindjen.
“Pas 30 vjetëve RTK me një profesionist në gazetari e me një njohës të Rilindjes kombëtare! Rilindi sjell Rilindjen!”, ka shkruar Mekuli në Facebook.
