Gazetari publikon shifra alarmante: Para një viti me 10 euro bleje 9 litra naftë, sot veç 5,5 litra - NACIONALE

Gazetari publikon shifra alarmante: Para një viti me 10 euro bleje 9 litra naftë, sot veç 5,5 litra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Enis Veliu, gazetar, ka shkruar një status, e ku ka dhënë shifra alarmante, të cilat tregojnë për rritjen e çmimeve.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Front Online, me 10 euro naftë një vit më parë një qytetar i Kosovës ka mundur të blejë 9 litra naftë, ndërsa sot me të njëjtën shumë arrin të blejë vetëm 5,5 litra.

Veliu ka shkruar se përkundër rritjes së çmimeve, pagat vazhdojnë të mbesin të njëjtat.

Postim i plotë:

Me krahasu me me pake se 1 vit:

- Me 10 euro i ke ble 9 litra nafte, sot i blen 5.5.

- Me 10 euro i ke ble 50 kilogram pelet, sot i blen 15 kilogram.

- Me 10 euro i ke ble 40 buke, sot i blen 20.

- Me 10 euro i ke ble 9 litra vaj sot i blen 4.

- Me 10 euro i ke ble 150 cope veze, sot i blen 60.

- Me 10 euro i ke ble 12 litra qumesht, sot i blen 8.

- Me 10 euro i ke ble 20 pako makarona Divella, sot i blen 11

- Me 10 euro i ke pi 20 cafe expreso, sot i pi 10.

Pagat jane te njejta si sot si para nje viti. Kqyrni sa jemi me te varfer veç per nje vit !!!”.

Gazeta Nacionale deri më tani nuk ka arritur të konfirmojë saktësinë e këtyre të dhënave të shpalosura nga Veliu.

Megjithatë, në muajin shtator, inflacion në Kosovë ka rritur për 12,7 për qin në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme