Gazetari pro VV "kapet" me RTK-në: Pse nuk e transmetoi fjalimin madhështor të Kurtit? - NACIONALE

Gazetari pro VV "kapet" me RTK-në: Pse nuk e transmetoi fjalimin madhështor të Kurtit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, gazetar shumë i afërt me VV-në, së paku në bindje, ka shkruar një status, ku ka komentuar intervistën e kryeministrit Albin Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Në fakt, z. Mekuli duket të jetë mërzitur nga fakti se pse fjalimin “madhështor”, ashtu siç ai e quan fjalimin e Kurtit, nuk e ka transmetuar RTK.

Z. Mekuli ka pyetur se pse RTK vazhdimisht po distancohet nga intereset gjeopolitike dhe humane të shqiptarëve.

“- Pse televizioni publik, RTK, televizion që paguhet nga taksat e popullit të varfër të Kosovës, nuk po e transmeton fjalimin/analizën madhështore të z. Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës (Austri)?” – shtroi pyetjen z. Mekuli.

Lajme të ngjashme