Gazetari i njohur ankohet se truprojat e Kurtit ia përplasën pajisjet: Kryeministri i pa dhe veç i injoroi - NACIONALE

Gazetari i njohur ankohet se truprojat e Kurtit ia përplasën pajisjet: Kryeministri i pa dhe veç i injoroi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur, Kosovë Gjoci ka rrëfyer një rast të tmerrshëm që i ka ndodhur sot derisa po ndiqte takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit Miroslav Lajçak, ku një pjesëtar i mbrojtjes së këtij të parit, e ka shtyrë me dorë dhe ia ka rrëzuar pajisjet në tokë, me ç’rast është rrezikuar që të prishen.

Gjoci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka reaguar në lidhje me këtë duke e quajtur “sjellje idiotike”.

“Tash po kthehem te situata. Gjithcka ndodhi derisa na po prisnim ta marrim nje deklarim te kryeministrit per takimin qe e pati me Lajcakun. Pavaresisht qe ne momentin qe na u tha me liru rrugen, une me koleget e tjere filluam mrena mundesive momentale qe ishin me kriju hapesire qe ata me leviz, njeri nga truprojat me shtyu me dore dhe me keta rast mi rrezoi te gjitha pajisjet ne toke, te cilat normalisht qe edhe u rrezikuan qe te thyhen e prishen. Ky veprim ke totalisht i panevojshem edhe i papranueshem per kete arsye edhe e qujata sjellje idiotike, per cka nuk kam ndryshu mendje as tash.” – tha ai.

Por, kjo nuk përfundoi këtu sipas gazetarit në fjalë. Kjo pasi, më pas një pjesëtar tjetër i truprojave të kryeministrit Kurti, e ka kërcënuar dhe gjithë këtë situatë, e ka parë dhe e ka dëgjuar edhe shefi i Qeverisë.

“Ne ato momente pjesetari tjeter i truprojave te KM mu afrua edhe me kercenoj dhe ate ne sy te krejt kolegeve te pranishem aty. Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoj, thjesht e injoroj edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse eshte i ngarkum me pune s’po ia nxa per te madhe ose duket se ka nis me i pelqy kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, te dy keto elemente qe i ka kritiku e sha me te madhe si opozitar.” – ka thënë ai tutje.

Krejt në fund, Gjoci i ka kërkuar falje njërit prej pjesëtarëve të mbrojtjes së kryeministrit, pasi që tha se i kërkoi që të flasin diku tjetër, por se gjithë “nervozën që e pati me kolegët e tij ia ka zbrasur atij”.

“Per fundi kisha dasht me i kerku falje njerit prej pjesetareve te truprojave te KM i pranishem aty, edhe pse menyra se si u afrua edhe kerkoj qe te flas me mu diku tjeter, ndoshta nuk qe forma ma e duhur e korrekte prej tij, por megjithate i kerkoj falje sevgjithe nervozen qe e kisha me koleget e tij ia zbraza atij, duke mendu qe ishte po ai qe me shtyu e mi rrezoi paijisjet, meqe perngjanin goxha edhe ne ato momente nuk arrita as me e verejte qe nuk ishte i njejti.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme