Gazetari i famshëm gjeorgjian që ishte burgosur politikisht mbështet Klan Kosovën: Vendimi i qeverisë mizor
Politikani e gazetari i famshëm gjeorgjian Nika Gvaramia i ka dhënë mbështetje Klan Kosovës pas protestës së djeshme të gazetarëve në Prishtinë.
Gvaramia e ka shpërndarë një postim me pamje nga protesta të znj. Flutura Kusari, juriste e medias, dhe duke u shprehur se vendimi i qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës është “krejtësisht i papranueshëm dhe mizor!”
Ai shkroi edhe se i jep “mbështetje lirisë së shprehjes për popullin e Kosovës, median dhe shoqërinë civile!”
our support to freedom of speech for people of Kosovo, media and civil society! govt's decision to shut down private media outlet Klan Kosova is completely unacceptable and outrageous! @klankosova_tv ✌🏻 https://t.co/DA0jDkAXFJ
— Nika Gvaramia (@NikaGvaramia212) August 1, 2023
Kush është Gvaramia?
Gvaramia është bërë një personazh mjaft i njohur pas përndjekjes politike në atdheun e tij, Gjeorgji.
Ai kishte qenë deputet e ministrisë i Drejtësisë mes funksionesh tjera publike. Gvaramia ishte arrestuar nën akuza për korrupsion por më pas ishte liruar për mungesë të provave.
Ai ehde më vonë ishte arrestuar dhe dënuar me tri vjet e gjysmë burgim por ishte falur dhe liruar prej burgu nga presidentja gjeorgjiane Sallome Zurabishvilli.