Gazetari Hoxha: Prekë Kodra është një gjahtar, nuk është snajperist - NACIONALE

Gazetari Hoxha: Prekë Kodra është një gjahtar, nuk është snajperist

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas gazetarit shqiptar Artan Hoxha, raporti për planifikimin e vrasjes së kryeministrit Albin Kurti ishte i sajuar.

Hoxha tregoi se si ishte planifikuar të ndodhte gjithë ky atentat në episodin “Pressing” në T7.

Prek Kodra, i dyshuari për këtë përgatitje atentati, është thjesht një gjahtar, pohoi ai. Kodra, sipas Hoxhës, nuk ka shërbyer asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë dhe nuk është as vrasës.

“Kjo për mua është në fund e krye një histori e stisur. Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pas asnjë fije rreziku që i vije nga një shtetas i Shqipërisë. Personi në fjalë është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë. Prekë Kodra, vetë dje më ka treguar se është vënë në dijeni të gjithë kësaj hisotrie, ditën që është publikuar nga hakerat iranian, informacioni që i ka shkuar drejtorit të policisë. Ai ska ditë asgjë”, tha ai.

Lajme të ngjashme