Gazetari Hoxha: Prek Kodra është thjesht një gjahtar i malit - nuk është vrasës profesionist
Artan Hoxha, gazetar në Shqipëri, përmes një lidhje direkte në emisionin ‘RTK Prime’, në lidhje me një raportim për një plan që ishte bërë për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në vitin 2021, ka thënë se ajo që i ka tërhequr vëmendjen është se ky informacion gjendej në arkivën e drejtorit të përgjithshëm të policisë të Republikës së Shqipërisë, dhe së dyti që kishte të bënte me një shtetas shqiptar.
Ai ka thënë se Prek Kodra është një personazh që e njeh personalisht rreth identitetit të këtij personi.
Sipas Hoxhës, Prek Kodra është një gjahtar dhe jo një vrasës profesionist siç e kanë paraqitur mediat.
Sipas tij, Prek Kodra është një qytetar i cili nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin, nuk është në kërkim policor dhe nuk është dënuar asnjëherë.
“Prek Kodra është një gjahtarë, mbahet si një gjahtarë shumë i zoti, është një i ri që shquhet në lëmin e gjuetisë, unë sot pasdite e kam bërë një reagim dhe kam thënë me ironi që hakerët iranian e kanë bërë gjuetarin e çakejve në malet e Shqipërisë, Prek Kodra, e kanë kthyer në Carlos Çakalli, terroristi i famshëm i gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, e kanë bërë një terrorist ndërkombëtar, në fakt Prek Kodra është një shtetas shqiptar i cili ka pas disa herë probleme me ligjin por nuk është dënuar, ka qenë disa herë në kërkim policor, nuk është kapur asnjëherë me snajper. Për fat të keq mediat e kanë paraqit një vrasës ekspert. Nuk ka asnjë dënim në Shqipëri në lidhje me këtë person. Nuk është dënuar asnjëherë për vrasje me snajper.”, tha Hoxha.
“Në dijeninë time, në momentin që është tërhequr informacioni në arkivën elektronike të Shqipërisë shkojnë shumë informacione, mes tyre edhe informacioni që keni parë por kjo nuk do të thotë që ky informacion është 100% i saktë.”, tha ai po ashtu.