Gazetari gjerman jep detaje nga intervista me Kurtin: Grupi Wagner tashmë ka mbërritur në Serbi - NACIONALE

Gazetari gjerman jep detaje nga intervista me Kurtin: Grupi Wagner tashmë ka mbërritur në Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për mediumin gjerman “Der Spiegel”, ku duket se është intervistuar nga gazetari Oliver Das Gupta.

Ky i fundit, ka shpërndarë disa detaje në Twitter rreth intervistës me kryeministrin kosovar.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, citohet të ketë thënë se nga informacionet e fundit që i ka, “mercenarët rusë nga grupi Wagner janë zhvendosur në Serbi”.

“Ata kanë 48 baza ushtarake afër kufirit rreth Kosovës. Ka aktivitete të intensifikuara dhe bashkëpunim në rritje me Rusinë. Informacionet e fundit që kam në dispozicion, mes tjerash thonë se mercenarët rusë nga grupi Wagner gjithashtu u zhvendosën në Serbi.” – ka thënë ai.

Kurti duket se në këtë intervistë ka folur edhe për kohën sa ka qenë në burg në Serbi, duke thënë se “dëshironin të poshtëronin atje”.

Tutje, ai vijoi duke thënë kështu: “Por unë nuk i urrej serbët, nuk i urrej fare njerëzit.”

Nuk duhet ta harroj kohën time në burg. Në fillim më lejuan të lexoja vetëm letërsi ruse atje, donin të më poshtëronin. Por unë nuk i urrej serbët, nuk i urrej fare njerëzit.” – ka thënë ai.

Vlen të theksohet, se intervista në fjalë nuk është publikuar ende e plotë.


Lajme të ngjashme