Gazetarët e bojkotuan, Kajtazi ironizon me ministren Hajdari: Rozetë, fol naj sen se na shurdhove
Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të cilës sot gazetarët ia kanë bojkotuar konferencën për media.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi është tallur me ministren duke thënë se po flet shumë.
“Allahile Rozete fol naj sen se na shurdhove”, ka shkruar Kajtazi.
Gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar sot konferencën e ministres Rozeta Hajdari.
Pas fillimit të konferencës, gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave.
Kjo është bërë në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.