Gazeta serbe shkruan për Rita Orën dhe veshjen e saj në rrjetë: Kjo është gërrditëse
Gazeta serbe "Kurir" ka shkruar një artikull të përçudshëm në lidhje me Rita Orën dhe shfaqjen e saj publike në një natë jashtë në Londër.
Ora shfaqet e veshur me një rrjetë ngjyrë kafeje (Nescaffe, jo turke), derisa tejdukshëm vërehen të brendshmet në një shfaqje aspak të pazakontë për kohën dhe mënyrën si paraqiten edhe të famshmit e tjerë të përmasave të Orës.
Sidoqoftë, mënyra si raporton "Kurir" për këtë veshje është interesante të lexohet, pasi insiston t'i jep konotacion jashtëzakonisht negativ.
"Rita Ora, e cila kishte lindur në territorin e Kosovës, nuk ndalon së provokuari botën", shkruhet në rreshtin e parë të artikullit të gazetës në fjale me titullin: "Shqiptarja kontraverse i del botës me stil lakuriq, i vendos rrjetë vetes, kjo është gërrditës".
Në të njëjtin artikull thuhet se "ajo provokoi serbët me skandalin ku kërkoi nga kompania 'Apple' të përfshinte Kosovën në hartë si shtet i pavarur".
Mëtutje, e njëjta ka cituar komente negative që kanë shkuar në drejtim të këngëtares nëpër rrjetet sociale, e që janë krejtësisht normale. Mendoj, njerëzit urryen edhe Jezusin.
"Çfarë shije e keqe". "Kjo është neveritëse", shkruan "Kurir" për Orën duke iu referuar komenteve në rrjete për veshjen e saj.

