Gavi fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri në botë - NACIONALE

Gavi fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti i Barcelonës, Gavi ka fituar çmimin e "Kopa Trophy", gjatë ceremonisë së "France Football".

Spanjolli doli fitues pas një gare të ngushtë me talentin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, të Bayern Munich, Jamal Musiala, Jude Bellingham te Borussia Dortmund dhe Nuno Mendes të PSG.

Kujtojmë, se vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar një tjetër futbollist i Barcelonës, Pedri, i cili ia dhuroi bashkëlojtarit.

Ky çmim i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21-vjeçare.

Pas tij u rendit Camavinga, derisa pozitën e tretë e zuri Musiala.

Lajme të ngjashme