Gati 9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus
Agjencia e OKB-së për refugjatët, ka njoftuar se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, gati 9 milionë njerëz janë larguar nga vendi, teksa guvernatori i Donetsk ka vazhduar të bëjë thirrje për civilët që janë ende në rajon të largohen.
Autoritetet kanë bërë thirrje vazhdimisht që civilët të largohen nga vijat e frontit, ndërsa Rusia ka rritur ofensivën në lindje të vendit.
Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi të mërkurën seqë nga 24 shkurti 8.793 milionë njerëz kanë dalë nga Ukraina.