Gati 2 orë takim me dyer të mbyllura: Mediat turke japin detaje për pritjen e Kurtit nga Erdogan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ankara.
Ai është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht në profilin zyrtar në X.
Mediat turke kanë zbuluar se takimi kokë më kokë ka zgjatur 1 orë e 50 minuta.