Gashi thotë se vjedhja e laptopit të gjykatësit të Speciales, është aludim i mediave serbe
Avokati dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, ka thënë fjalët e tij për rastin e vjedhjes së laptopit të gjykatësit të Gjykatës Speciale në banesën e tij në Paris të Francës.
Gashi për Ekonomia Online ka thënë se kjo gjë po bëhet nga Serbia që t’i fajsojë shqiptarët në kohën kur pritet të fillojë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve.
“Unë besoj që po përsëritet një histori se kemi pasur një lajm edhe më herët ku më parë kinse një gjyqtar i Gjykatës Speciale në Hagë i’u është vjedhur një kompjuter më herët. Ditën e djeshme jemi njoftuar për një gjyqtar tjetër francez që i’u është vjedhur një laptop dhe kinse dera e banesës së tij është thyer dhe informata që është bërë publike nëpër disa media është se ai nga largësia i ka fshire të gjitha shënimet që i ka pasur në atë llaptop.” – ka thënë Gashi.
Ai pretendon se vjedhja e lapotopit të gjyqtarit të Speciales është aludim i mediave serbe.
“Mendoj që tani është një presion i brendshëm që Serbia e bënë për vetveten ndoshta edhe pak sa për opinionin ndërkombëtarë dhe porosia është e qartë, aludimi i mediave serbe është se kinse këtë po e bëjnë shqiptarët dhe posaçërisht kur tani më jemi të njoftuar që ka parashikime nga Gjykata Speciale në Hagë që gjykimi kundër Thaçit, Veselit, Krasniqi dhe Selimit do të fillojë nga mesi i marsit të këtij viti. Tani duhet ta dimë që kemi hyrë në vitin e tretë qysh se ata janë paraburgosur dhe mbrojtja dhe prokuroria kanë kërkuar kohë shtesë sepse ishte paraparë më herët që gjykimi mund të fillojë me 1 mars dhe tani dallimi për dy javë nuk ndryshon asgjë.” – ka thënë ai.
Ndryshe për këtë rast ka raportuar gazeta franceze Le Journal du Dimanche.

