Gashi: Shumë zhurmë për asgjë – kjo ndodh kur propaganda e zëvendëson punën - NACIONALE

Gashi: Shumë zhurmë për asgjë – kjo ndodh kur propaganda e zëvendëson punën

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka reaguar me tone kritike duke thënë se zhurma, premtimet dhe pritjet e mëdha kanë përfunduar pa rezultate konkrete.

Në një postim, Gashi ka përdorur shprehjen popullore “U mbars mali, polli ni mi”, për të përshkruar atë që, sipas tij, është dallimi mes pritjeve të krijuara dhe rezultateve të arritura.

“Populli thotë: ‘U mbars mali, polli ni mi.’ Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja”, ka shkruar Gashi.

Ai ka shtuar se një situatë e tillë krijohet kur, sipas tij, propaganda vendoset para punës konkrete.

“Kjo asht ajo që ndodh kur propaganda e zëvendëson punën, e pushteti madhështinë e premtimeve”, ka përfunduar Gashi.

Lajme të ngjashme