Gashi reagon pas fotografisë së VV-së: Inflacioni duhet të matet në ushqim, jo ai ku hynë edhe grabujat
Gazetari Astrit Gashi e ka quajtur “propagandë” fotografinë e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, ku pretendohet se ka pasur rënie të inflacionit.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sipas Bankës Botërore inflacioni i produkteve ushqimore në Kosovë gjatë qershorit ishte 9 për qind më i lartë se një vit më herët.
“BB te dhenat i mbledhe nga ASK, nga ku ka rrjedhur edhe njoftimi i VV. Po e perserise inflacioni duhet te matet ndaras vetem ne ushqime, per shporten e konsumatorit e pastaj edhe ai i pergjithshmi ku hijne edhe "grabujat" e vogla per kopsht qe ishin liruar dukshem.” – ka shkruar tutje ai.
Veç kësaj, sipas Gashit, në tërësi matja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës është e dyshimtë.
Postimi i plotë:
FAKT per inflacionin jo propagande!
Sipas Bankes Boterore inflacioni i produkteve ushqimore ne Kosove gjate muajit qershor ishte 9% me i larte se nje vit me heret. Vetem 1% me i ulet se ne muajin maj.
BB te dhenat i mbledhe nga ASK, nga ku ka rrjedhur edhe njoftimi i VV.
Po e perserise inflacioni duhet te matet ndaras vetem ne ushqime, per shporten e konsumatorit e pastaj edhe ai i pergjithshmi ku hijne edhe "grabujat" e vogla per kopsht qe ishin liruar dukshem.
ASK po shkon rruges se INSTAT dikur statistikat e te cilit i kryenin pune vetem qeverive dhe askujt tjeter. Ne teresi matja e ASK eshte e dyshimt.
Burimi: World Bank Food Security Update, June 2023