Gashi publikon foto të Gjuriqit me Escobarin dhe kërkon nga opozita me "ba naj selfie me të paanshmin" - NACIONALE

Gashi publikon foto të Gjuriqit me Escobarin dhe kërkon nga opozita me "ba naj selfie me të paanshmin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati që është përkrahës i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, ka sulmuar opozitën e cila po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Gashi ka publikuar një fotografi të ambasadorit të Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocobar.

Ai ka kërkuar që opozitarët të mos kthehen nga Amerika pa bërë foto me Esocobarin, që sipas tij nuk është i paanshëm dhe ia mban krahun Serbisë.

Mos u ktheni nga pa e ba naj selfie me te paaaaAnshmin !Dilni naj drek & darke jo veq ne zyre me fotografi si statuja Loboni pak per Kosoven / leni fotografët me pushu pakezzz.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe liderë e zyrtarë të partieve opozitare kanë marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA. Ata atje kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme me zyrtarët e lartë amerikanë.

Lajme të ngjashme