Gashi: Nesër i them emrat e personave të dyshuar në zhdukjen mostrave të Astrit Deharit - NACIONALE

Gashi: Nesër i them emrat e personave të dyshuar në zhdukjen mostrave të Astrit Deharit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka treguar se ai i di emrat e atyre që kanë punuar në laboratorin e toksikologjisë në Prishtinë, ku janë zhdukur mostrat Astrit Dehari.

Gashi ka thënë për “Albanian Post”, se sot nuk mund t`i publikojë emra sepse një veprim i tillë mund të ndikojë në procesin e hetimeve.

Megjithatë, ai ka thënë se emrat do t`i publikojë nesër.

Unë i di emrat, por nuk mund të them se i prishi hetimet. Emrat kanë me dalë nesër, po ne nuk mundemi me i qitë para se policia dhe prokuroria me tregu, se ne po besojmë që dikush duhet të ndalohet”, ka thënë Gashi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka njoftuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, aktivistit të LV-së, i cili është gjetur u vdekur në burgun e Dubravës në vitin 2016.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka bërë të ditur se e ka njoftuar Prokurorinë Speciale dhe Policinë për këtë rast.

E kam njoftuar Kryeprokurorinë e Prokurorisë Speciale, unë jam pushim vjetor. Është duke u marrë Policia dhe Prokuroria me këtë rast. I kemi ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore menjëherë”, ka thënë Kelmendi për gazetën Nacionale

Lajme të ngjashme