Gashi me një interpretim të çuditshëm: Me hjek konopin prej qafe me këtë dialog - NACIONALE

Gashi me një interpretim të çuditshëm: Me hjek konopin prej qafe me këtë dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Blerim Gashi ka thënë se duhet me hjek konopin prej qafe me këtë dialog, pasi që sipas tij po na mbanë peng.

Gashi ka folur për dialogun dhe sipas tij bisedimet duhet ta kenë një pikë nisje.

“Diqysh duhet me ja nis. Një hap duhet me bo. Me hjek konopin prej qafe me këtë dialog që po na mban peng edhe këtu pajtona me zotin Ahmeti. Na duhet me nxjerr. Tash a ka mundur me bo ndryshe zotri Molliqaj nëse kish kon kryeministri, a këta të tjerët, ajo presim e shohim, na nuk jemi, na nuk prodhojmë magji këtu me ditë që qaj plani i veprimit ka me qenë katastrofal për interesat nacional të Kosovës dhe Albini posaçërisht po shkon dhe nuk po jep kurrfarë rëndësie substancës, dhe e ka me qëllim me ja lidh edhe ma zi këmbët Kosovës.” – ka thënë Gashi në Kanal10.

Lajme të ngjashme