Gashi: Kurti raporton të premten në Kuvend se çfarë drafti të Asociacionit ka pranuar në Bruksel - NACIONALE

Gashi: Kurti raporton të premten në Kuvend se çfarë drafti të Asociacionit ka pranuar në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur që të premten, kryeministri, Albin Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për draft-statutin e propozuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se Kurti do të raportojë dhe tregojë se cili është ai draft-statu dhe çfarë ka pranuar ai në Bruksel.

Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe për grevën e minatorëve të Trepçës.

Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët.” – ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme