Gashi: Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm, por autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet - NACIONALE

Gashi: Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm, por autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz me zë autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet. Ai ka kërkuar nga otuesit që të kërkojnë emrat më të mirë në listën prej 110 kandidatëve nga rradhët e LDK-së.

E plotë:

Sot, në çdo cep të vendit, njerëzit janë në lëvizje, në mobilizim, në kërkim të shpresës dhe përfaqësimit të denjë. Dhe pikërisht në këto kohë, zgjedhjet nuk bëhen vetëm me emocion, por me vizion.

LDK është alternativa që e mban Kosovën në rrugën e shtetit, demokracisë dhe zhvillimit. Por madhështia e një fitoreje ndërtohet edhe nga cilësia e njerëzve që e përfaqësojnë atë.

Prandaj, brenda 110 kandidatëve, kërkoni më të mirët.

Zgjidhni njerëz me karakter, me dije, me përgjegjësi dhe me guxim për ta mbrojtur interesin e qytetarëve.

Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm.

Ka nevojë për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet.

Ta bëjmë Kosovën LDK.

Ta bëjmë Kuvendin shtëpi të mendimit, dinjitetit dhe së ardhmes.

Na priftë e mbara

Lajme të ngjashme