Gashi pyet Akademinë e Shkencave: Pse keni finalizuar vetëm dy projekte të mëdha në dhjetë vjet? - NACIONALE

Gashi pyet Akademinë e Shkencave: Pse keni finalizuar vetëm dy projekte të mëdha në dhjetë vjet?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinioni publik është ende i përqendruar në një analizë të lëshuar nga AShAK muajin e kaluar që u diskutua gjerësisht pasi Nacionale publikoi artikuj të shumtë në lidhje me përmbajtjen e papranueshme. Për këtë çështje është mbledhur edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Analisti Shklzen Gashi i bëri Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhjetë pyetje rreth aktivitetit të tyre.

Gashi përmes një postimi në Facebook është pyetur se pse pas dhjetë vitesh kishit përfunduar vetëm dy projekte madhore, pavarësisht se i keni marrë 12 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Gashi po ashtu ka pyetur Akademinë e Shkencave se "pse honorari - për anëtarin e rregullt 1.429.54 €, e për anëtarin korrespodent 1.283.34 € - është trefish më shumë sesa i kolegëve tuaj nga vendet përreth, ndonëse Kosova është ndjeshëm më e varfër sesa vendet përreth?"

Lajme të ngjashme