Gashi i LDK-së për zjarrin në IML: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Gashi ka kritikuar ashpër pushtetin, duke thënë se sa ishin në opozitë “i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet.”
“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon.” – ka shkruar Gashi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon.
Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet.
Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë.
