Gashi flet për incidentin e Osmanit: Sigurimi im shkoi për ta qetësuar situatën - NACIONALE

Gashi flet për incidentin e Osmanit: Sigurimi im shkoi për ta qetësuar situatën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pengua përkohësisht gjatë udhëtimit në Aeroportin e Shkupit.

Në pyetjen për këtë rast, Gashi ka theksuar se sigurimi i tij ka shkuar për të qetësuar situatën.

“Unë nuk jam njeriu që mund të them se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë skandal diplomatik dhe mendoj se gjithçka është bërë ashtu siç duhet. Nëse ka një tejkalim të autoritetit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, shteti ligjor nuk ka kuptim nëse nuk jemi objektivë dhe nuk respektojmë ligjet dhe protokollet. Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën. Dhe nëse dikush dëshiron të bëjë një incident nga kjo, kjo varet nga ata njerëz. Angazhimi im është që të qetësohemi dhe të bashkohemi, e jo të përçajmë dhe të bëjmë incidente”, deklaroi Gashi, të cilin Presidenca e Kosovoës e falënderoi.

Lajme të ngjashme