Gashi e kritikon presidenten Osmani: Kallxoi dyfytyrësi politike, ka luajtur rol të dyfishtë
Astrit Gashi, analist i rregullt në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në emisionin e fundit, ai ka pasur një akuzë të rëndë ndaj presidentes Vjosa Osmani, të cilën e ka akuzuar për dyfytyrësi politike.
“Zonja Osmani ka luajtur rol të dyfishtë në tre katër muajt e fundit. Rol të dyfishtë në kuptimin që ka arrit në një far forme me shpëtu veten nga goditja, nga rrethimi që e ka Kurti, duke iu dhënë lojalitet të plotë bashkësisë ndërkombëtare në tavolina dhe duke iu afruar derë dalëse kryeministrit Kurti në raportin me ta. Ka arritë jashtëzakonshëm me kallxu dyfytyrësi politike, e cila, në fakt, ka shkuar në favor edhe të miqve ndërkombëtarë, por ka shkuar edhe në favor të kryeministrit të Kosovës.” – tha ai.