Gashi: DASH i jep rendësi të veçantë hetimit të vrasjes së Astrit Deharit
Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), ku flet për rastin e Astrit Deharit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në raport DASh-i i jep rëndësi të veçantë hetimit të këtij rasti.
Ai shpreson që prokurori i rastit ta lexon me kujdes këtë raport.
“Shpresojme qe prokurori e lexon… Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) i jep rendesi te vecante hetimit te vrasjes se Astrit Deharit. DASh konstaton se ekspertiza zvicerane e vitit 2019 nuk i perjashton shkaqet e tjera te mundshme te vdekjes (se Astritit) dhe rekomandon hetime te metejshme. Pra, edhe DASh i beson ekspertizes zvicerane, te cilen duket se prokuroria e ka harruar!”, ka shkruar Gashi.