Gashi: As që diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, s’ka shanca
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gadhi ka thënë se shancat për tu kthyer Vjosa Osmani në LDK janë zero.
Sipas Gashit, kthimi i Osmani as që diskutohet.
“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership.” – ka thënë Gashi në T7.
Ndër të tjera ai është pyetur nëse, Osmani mund mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi tha se “S’ka shanca, zero shancë”.
“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu.” – ka thënë ai.
“S’e marrim ne se nuk na duhet.” - u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.