GAP: Vetëm 6% e premtimeve janë përmbushur nga kryetarët e komunave
Instituti GAP ka publikuar vlerësimin rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2021
Sipas këtyre rezultateve, vetëm 9 për qind e premtimeve janë mbajtur nga kryetarët e komunave, kurse 6 për qind e premtimeve janë gjysmë të mbushura.
Premtimet më të mëdha janë bëre në fushën e shërbimeve publike dhe arsimit.
Nga gjithsej 1816 premtime të bëra nga kryetarët e komunave vetëm 167 janë realizuar deri më tani.
“Numri më i madh i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e shërbimeve publike, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe atë të sportit; ndërsa, numri më i vogël është në fushën e infrastrukturës, ekonomisë dhe urbanizmit”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij institute, për dallim nga përditësimet e bëra në periudhën e njëjtë në mandatet e kaluara, në këtë vit është shënuar rënie e trendit në përmbushjen e premtimeve në fushën e infrastrukturës, ndërsa ka përmirësime në fushën e bujqësisë e kulturës.
