Gani Jakupit i përfundoi kontrata s’ka më rrogë 7 mijë e 500 euro për të - NACIONALE

Gani Jakupit i përfundoi kontrata s’ka më rrogë 7 mijë e 500 euro për të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gani Jakupi i cili u bë i famshëm kur u kuptua se shteti paguan 7 mijë e 500 euro për të, si konsulent i jashtëm, ka folur për median “shënjestër.net”

Ai ka treguar se kontrata i ka përfunduar, pasi ka qenë i angazhar për një vit.

Ndryshe, Gani Jakupin e denoncoi ish-bashkëpunëtorja e tij, në denoncim si “e dëmtuara” Majlinda Bregasi.

Veprat për të cilat e dënoncoi në Policinë e Kosovës, departamenti për Krime Ekonomike Bregasi, z. Gani Jakupin janë këto: Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shpërlarje e parave, shmangia nga tatami, mashtrimi, konflikti i interesit, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi me subvencione.

Tutje në kallëzim thuhet se vepra të tjera do të mund të zbulohen gjatë procedurës penale.

Në arsyetimin e këtij denoncimi, janë hiç më pak se 14 prova: dokumente, transaksione, komunikime etj.

Lajme të ngjashme