Gani Jakupi i 7.500 eurove lajmërohet nga Prishtina, thotë se ka lobuar për Kosovën - NACIONALE

Gani Jakupi i 7.500 eurove lajmërohet nga Prishtina, thotë se ka lobuar për Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gani Jakupi, konsulenti i MPJD-së me të ardhura 7.500 euro në muaj, është në Kosovë. Paparaci e ka intervistuar shkurtimisht në një kafe të Prishtinës.

Ai u pyet në lidhje me punën e tij si konsulent, ndonëse nuk dha asnjë informacion konkret për rezultatet e misionit. Sipas Jakupit, një gjë e tillë i ndalohet me kontratë.

“Jo s’kam të drejtë, me kontratë e kam të ndaluar me fol për rezultatet e misionit” – tha ai.

Megjithatë, Jakupi tha se ka bërë punë të lobimit.

“Kam bë punë të lobimit, të ndryshimit mediatik të imazhit të Kosovës. Ama nuk është punë e jemja edhe me mbërri me gjetë dikë që hazër me bo njohjen, s’mundem me u marrë me atë punë se s’është e jemja” – tha ai.

Lajme të ngjashme