Fyeu ambasadorit amerikan, Matoshi tallet me deputetin e VV-së: Deputeti Bajrami flet jerm
Analisti Halil Matoshi është tallur me deputetin e VV-së, Alban Bajrami, i cili ka fyer ambasadorin amerikan në Kosovë, duke thënë se ai nuk merr vesh në ura.
Matoshi ka thënë se deputeti në fjalë flet jerm.
Analisti Matoshit deputetit të VV-së iu ka përgjigjur me një frazë të njohur historike.
“Deputeti Alban Bajrami flet jerm 🤮 Po i përgjigjem alegorikisht me atë që Presidenti Lyndon Johnson i tha ambasadorit grek më 1964 (kriza e Qipros) për sovranitetin? Presidenti Lyndon Johnson pa mdyshje u tegoi shteteve të brishta diçka për sovranitetin: ‘Në p… t’sames Parlamenti dhe Kushtetuta juej …Ne u paguajmë shumë dollarë të blertë amerikanë grekëve, zoti ambasador. Nëse kryeministri juej më flet për demokracinë, Parlamentin dhe Kushtetutën, ai Parlamenti dhe Kushtetuta e tij mund të mos zgjasin shumë.’”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në “Facebook”.