futen në rezidencën e presidentit të Sri-Lankës - NACIONALE

futen në rezidencën e presidentit të Sri-Lankës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mijëra protestues e kanë sulmuar rezidencën e presidentit të Sri-Lankës, Gotabaya Rajapaska, ndërsa disa prej tyre arritën që të futeshin në ndërtesë.

Protestues nga pjesë të ndryshme të vendit kanë dalë rrugëve të kryeqytetit Kolombo për ta kërkuar dorëheqjen e presidentit pas protestave të vazhdueshme kundër keqmenaxhimit të krizës ekonomike të vendit.

Sri-Lanka është duke u ballafaquar me inflacion të lartë dhe po ka vështirësi edhe për të importuar ushqim, karburante e ilaçe.

Autoritetet u munduan që ta parandalonin protestën përmes vendosjes së orës policore të premten, por protestuesit nuk u zmbrapsën.

Lajme të ngjashme