Fushë Kosovë: Një granatë dore hidhet në një lokal, s’ka të lënduar
Një granatë dore është hedhur në drejtim të një lokali në Fushë Kosovë.
Askush nuk mbeti i lënduar.
Njoftimi:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fushë Kosovë 21.04.2026 – 04:19. Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.