Fushë Kosovë: I dyshuari tenton t’i godasë me veturë policët, më pas i gjuan me telefon
Një person në Fushë Kosovë është arrestuar për sulm ndaj policëve.
Ai fillimisht kishte tentuar t’i godas me veturë e më pas i gjuajti me telefon.
Postimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 05.08.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht me veturë kishte tentuar të godas zyrtaret policorë dhe më pas kishte goditur me telefon njërin nga zyrtarët. Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.