Fushë Kosovë: Arrestohet një i dyshuar, u përlesh me një tjetër – e gjuajti edhe me armë - NACIONALE

Fushë Kosovë: Arrestohet një i dyshuar, u përlesh me një tjetër – e gjuajti edhe me armë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Fushë Kosovë.

Atje një i dyshuar është përleshur fizikisht me një tjetër person, dhe ka përdorur edhe armën.

VRASJE NË TENTATIVË

Fushë Kosovë 12.03.2026-16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjeksorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga canta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dergohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme