Fushata linçuese e VV-së ndaj gazetarit Pavol Szalai, reagon AGK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënuar fushatën e VV-së kundër Pavol Szalai, udhëheqës i deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij.
Duke iu bashkuar ECPMF-së dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, AGK ka reaguar ndaj fushatës linçuese të partisë së Albin Kurtit.
“Sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë pretendime të rrejshme për origjinën kombëtare të Szalai, nga deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha, nuk ndihmojnë, por vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, është thënë në një reagim të ECPMF-së.