Fushata linçuese e përkrahësit të VV-së kundër Flutura Kusarit, AGK i bashkohet reagimit të organizatave të huaja
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar fushatën linçuese të përkrahësit të VV-së, Mentor Llugaliu, kundër juristes së medias Flutura Kusarit.
Në këtë mënyrë, AGK-ja i është bashkuar organizatave ndërkombëtare të platformës “Media Freedom Rapid Response (MFRR)”, ECPMF-së dhe organizatave lidere të lirisë së medias, për të dënuar këtë fushatë.
AGK-ja ka bërë me dije se ofron përkrahje të parezervë zonjës Kusari në kërkesën e saj për drejtësi, dhe i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe kreut të saj, Zenjullah Gashi që të bëjnë një hetim të gjerë dhe të pavarur në këtë rast.