Fuga publikon dëshmi tjetër të kosovarëve: Çmimi në Shqipëri po ndryshon për shkak dialekti
Profesori i Filozofisë në Universitetin e Tiranës ka nisur të publikojë disa rrëfime kosovarësh mbi përvojat e tyre me turizmin në Republikën e Shqipërisë.
Pasi publikoi një rrëfim të një qytetari që pretendon se quhet Malsor Buzuku, ai ka publikuar një tjetër të një qytetareje me emrin Florije Krasniqi.
Kjo e fundit pretendon mes tjerash se “çmimet po ndryshojnë për shkak të dialektit”, derisa ngre idenë se shqiptarët e Kosovës po diskriminohen e paragjykohen në plazhet shqiptare.
Përgjegjësia e autenticitetit të këtyre rrëfimeve i takon z. Fuga, dhe jo redaksisë së Nacionales.
Rrëfimi i znj. Krasniqi:
Ka kaluar koha e turizmit patriotik, secili nga ne nje kohe te gjate kemi ardhur dhe shpenzuar lekun ne Shqiperi, por ne momentin kur e verejtem se cmimi po ndryshon per shkak te dialektit, vendosem te shkojme aty ku te gjitha i ke te perfshira ne pakon ofertuese per pushim te mirefillet. Dhe te them te drejten, plazhet dhe sherbimet ne resortet turke nuk i nderroj me asgje! Cmimet e arsyeshme, pritja me buzeqeshje ne fytyre, etj, etj,.... Prandaj, nese si klient nuk vleresohesh, por vetem shfrytezohesh, qofte edhe vella nga aty largohesh! Turizmi i mirefillet nuk njeh ngjyre, race, fe dhe as gjuhe, do vetem pune dhe mikpritje, nese do qe te perparosh!