Ftohtë edhe në fundjavë, temperaturat deri në -8 gradë Celsius
Në vendin tonë pritet që edhe gjatë fundjavës të mbajë mot i ftohtë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, derisa ato maksimale do të shkojnë deri në 1 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius” – thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.