Ftesa e Osmanit, Qeveria: Kurti ishte në drekë me ambasadorët, duhej të ishte pranuar Konjufca
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot një takim me liderët e partive në Kosovë në lidhje me një datë të zgjedhjeve të reja.
Në këtë konferencë, Osmani u pyet edhe për mungesën e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti ishte në një drekë me ambasadorët dhe se Glauk Konjufca, nënkryetar i VV-së, do të duhej të ishte pranuar në takim.
“Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme” – tha Kryeziu për Telegrafin.