FSK-ja po forcohet: Edhe dy kadetë diplomojnë në akademinë më prestigjioze në botë West Point - NACIONALE

FSK-ja po forcohet: Edhe dy kadetë diplomojnë në akademinë më prestigjioze në botë West Point

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria e Kosovës po i forcon radhët e vat. Dje edhe dy kadetë të FSK-së kanë diplomuar në West Point.

Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi janë dy kadetët që kanë diplomuar në akademinë më prestigjioze në botë West Point.

Në ceremoninë e diplomimit mysafir ka qenë edhe ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë Ëest Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit. Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit. Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude)”, është thënë në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme