FSK-ja largon tre bomba në magjistralen Prishtinë-Podujevë - NACIONALE

FSK-ja largon tre bomba në magjistralen Prishtinë-Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë larguar tri bomba të mbetura nga lufta e dytë botërore në rrugën Prishtinë-Podujevë.

“Bombat jan gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.” – ka njoftuar FSK-ja.

Shkrimi i plotë:

FSK largon bombat 50 kilogramshe

Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që ti largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga lufa e dytë botërore.

Bombat jan gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.

Lajme të ngjashme