Frikë se deri në 60 emigrantë mund të jenë mbytur në Mesdhe, ishin nisur nga Libia - NACIONALE

Frikë se deri në 60 emigrantë mund të jenë mbytur në Mesdhe, ishin nisur nga Libia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekziston frika se deri në 60 persona mund të jenë mbytur në ujë pas përmbysjes së një barke me emigrant në Mesdhe, që ishte nisur nga Libia, tha të enjten një grup bamirës i shpëtimit.

Grupi “SOS Mediterranee” tha se shpëtoi 25 persona në gjendje “shumë të dobët” në bashkërendim me rojën bregdetare italiane të mërkurën dhe se dy persona pa vetëdije u dërguan me helikopter në Sicili, raporton agjencia “Reuters”.

“Të mbijetuarit u nisën nga Zawyia, Libi, shtatë ditë para se të shpëtoheshin” – shkroi në rrjetin X grupi “SOS Mediterranee”.

“Motori i [anijes së] tyre u prish pas tri ditëve, duke e lënë barkën e tyre të humbur në lundrim të lirë, pa ujë dhe ushqim me ditë. Të mbijetuarit raportojnë se të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë rrugës, përfshirë gra e të paktën një fëmijë” – thuhet më tej.

Roja bregdetare italiane nuk pati koment të menjëhershëm për këtë rast.

Lajme të ngjashme