“Frika e destabilizimit”: Ekspertja gjermane tregon se pse Kosova nuk dëshiron zbatimin e Asociacionit
Marina Vuloviq, eksperte e Evropës Juglindore në Fondacionin për Shkenca dhe Politika, ka dhënë një intervistë të gjatë për Deutsche Well-en.
Në këtë intervistë, ajo ka treguar arsyet se pse mendon që Kosova nuk dëshiron zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit. Tutje, Vuloviq ka theksuar edhe refuzimin e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse, sipas saj, do të nënkuptonte njohje de facto të Kosovës.
“Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke.” – deklaroi ajo.