Fotoreporterit ia vjedhin fotot e luftës, vendndodhjen e tyre e kishte mbajtur sekret edhe nga familja - NACIONALE

Fotoreporterit ia vjedhin fotot e luftës, vendndodhjen e tyre e kishte mbajtur sekret edhe nga familja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Fotoreporterit Ferit Çitaku, i janë vjedhur materialet që i kishte realizuar në luftë.

Siç raporton Klan Kosova, Çitaku dyshon se ky veprim ishte i planifikuar.

Ai ka bërë të ditur se hajdutët nuk kanë marrë gjëra të tjera, përveç fotografive, vendndodhjen e të cilave ai tha se e ka mbajtur sekret edhe nga familja.

Të këto fotografi, kishte të tilla që ishin realizuar edhe në Masakrën e Reçakut.

Ai mes tjerash, ka bërë të ditur se u ka kërkuar institucioneve disa herë që t’i marrin në pronësi materialet, por kjo nuk ndodhi.

Lajme të ngjashme