Fotografia që publikoi lajmëtari i LVV-së nuk ishte e sotit, u bë para fjalosjes së Kurtit e Konjufcës - NACIONALE

Fotografia që publikoi lajmëtari i LVV-së nuk ishte e sotit, u bë para fjalosjes së Kurtit e Konjufcës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, publikoi një fotografi ku shihen kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ata janë përgjithmonë bashkë.

Kurti e Konjufca ishin të mërkurën bashkë, pasi që fotografia që e ka publikuar Manxhuka, është bërë po atë ditë.

Këta të dy, të mërkurën shikuan filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores Luana Bajrami. Konjufca, shihet me rrobat e njëjta, si në foton që e publikoi zëdhënësi i partisë.

Pra, foto del të jetë bërë të mërkurën, një ditë para fjalosjes së Kurtit dhe Konjufcës në Kuvendin e Kosovës.

Manxhuka, me një lojë fjalësh, tentoi t’ua shesë si të ditës së sotme foton e publikuar, duke thënë se bashkëpartiakët, edhe sot janë bashkë.

Këta të dy, deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me mosmarrëveshjet në sy të publikut.

Vlen të përmendet se siç u pa edhe në video, Kurti dhe Konjufca dukeshin mjaft të tensionuar në Kuvend, madje u raportua se ky i fundit, i ka thënë kryeministrit “mos mu përzijë, unë e udhëheqi seancën”,

Lajme të ngjashme