Fotografia e ditës: Kur presidenti Klinton me familje vizitonte fëmijët shqiptarë në Stankovec më 1999
Qendra Presidenciale Klinton, që mirëmban historinë e ish-presidentit të ShBA-së, Bill Klinton, ka publikuar disa fotografi interesante që lidhen me Kosovën.
Më saktë, kjo qendër ka publikuar pamjet e vizitës së ish-presidentit Clinton me bashkëshorten e tij, Hillary dhe vajzën e tij në kampin e refugjatëve në Stankovec.
“Familja Clinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t'i dhënë fund luftës në Kosovë. Presidenti Bill Klinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre” – shkruan në mbishkrimin e postimit.
The Clinton family visited Kosovar children and families in June 1999, following the successful end of NATO’s mission to end the war in Kosovo. President @BillClinton committed the U.S. to helping the refugees rebuild their lives and communities. #WorldRefugeeDay #WithRefugees pic.twitter.com/RWZEBJVm5f
— Clinton Presidential Center (@ClintonCenter) June 20, 2024