Foto nga arkivat – Hashim Thaçi me profesor Ejup Statovcin në zyrët e BSPK (viti 1992) - NACIONALE

Foto nga arkivat – Hashim Thaçi me profesor Ejup Statovcin në zyrët e BSPK (viti 1992)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një foto të pa publikuar më parë, e ka plasuar në rrjetin e tij social, Ismajl Syla ish këshilltar i Presidentit Thaçi.

Në foto vërehet Presidenti Thaçi, profesori i njohur i asaj kohe Ejup Statovci që atëherë ishte rektor, zëvendës rektori, Destan Halimi.

Ndërsa presidenti Thaçi në atë kohë (1992) ishte në rolin e studentit-prorektor.

Takimi i asaj kohe kishte për qëllim mos lejimin e vakumit në nivelin e edukimit të lartë në Univestitetin e Prishtinës.

Postimi i plotë i Sylës:

"Foto e shkrepur në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 1992, nga fotoreporteri i gazetës RILINDJA, Ilaz Bylykbashi

Katër personazhe që luajtën rol kyç për të mos pasur vakuum në nivelin e edukimit të lartë në Universitetin e Kosovës, për mëvetësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, pas dëbimit të profesorëve dhe studentëve nga objektet universitare: Ejup Statovci, rektor, Dali Emërllahu, zv/rektor, Destan Halimi, sekretar i përgjithshëm i UK dhe Hashim Thaçi, student-prorektor."

Lajme të ngjashme