Foshnja katër muajshe u gjet pa shenja jete – flet shefi i QKMF-së në Istog - NACIONALE

Foshnja katër muajshe u gjet pa shenja jete – flet shefi i QKMF-së në Istog

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i repartit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Tahir Kaliqani, ka dhënë detaje shtesë, rreth gjetjes pa shenja jete, të një foshnjeje katër muajshe në fshatin Serbobran.

Për Klan Kosova, Kaliqani u shpreh se ky rast ndodhi mëngjesin e hershëm të së hënës së kësaj jave rreth orës 5.30 minuta.

”Pas vizitës që i ka bërë mjeku kujdestar, është konstatuar se foshnja ka qenë pa shenja jete. Sipas raportit që shkruan dr.Bilalli, nuk vërehen shenja të dhunës, përpos hipotermi, një rënie të temperaturës, që do të thotë, se, ka pasur mundësi që foshnja të kishte vdekur dy-tre orë më herët, ose më shumë”, tha ai.

Kaliqani tha se do ta bëjnë përcaktimin e diagnozës dhe nëse vërehen shenja dhuna rasti duhet të procedohet përmes policisë dhe prokurorisë.

”Edhe nga përvoja ime, që kam marrë pjesë në shumë të tilla ekzaminime, në vdekje të dyshimta, e jona si punëtorë shëndetësorë, është të bëjmë përcaktimin e diagnozës. Në momentin që ne përcaktojmë se është pa shenja jete, e nëse shohim shenja të dhunës apo diçka tjetër, është çështje e policisë apo e prokurorisë të ndërhyjnë me rastin”, tha shefi i QKMF-së në Istog.

Ai u shpreh se në rastet kur ka shenja dhune, stafi shëndetësorë assesi nuk mund të imponojnë, a të vazhdojnë më tutje.

”Policia ka ardhë në QKMF, dhe me përcjelljen e policisë mjeku kujdestar ka shkuar në vendin e ngjarjes, kurrsesi vetëm. Nën prezencën e policisë, është bërë ekzaminimi dhe vizita mjekësore për rastin në fjalë”, tha ai.

Lajme të ngjashme