Forumi Ndërkombëtar për Gratë e Sigurinë, presidentja Osmani jep detaje - NACIONALE

Forumi Ndërkombëtar për Gratë e Sigurinë, presidentja Osmani jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me Forumin për Gratë e Sigurinë që do të mbahet në Prishtinë.

Osmani ka bërë të ditur se edhe sekretari amerikan i shtetit, Blinken, do të adresohet me video-mesazh.

“Temë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme. Forumi është platformë për të promovuar gratë dhe vajzat në sigurinë e vendit. Edicioni i parë do t’i kushtohet trashëgimisë së Albright, e cila ishte krah për krah për gratë e vajzat në botë”, tha Osmani.

“Aty do të jenë 126 folës nga 37 shtete. Edicioni nis nesër në ‘Emerald’, do të kemi edhe adresim të veçantë edhe nga sekretari amerikan, Antony Blinken, dhe është një vlerësim miqësor që e kemi me ShBA”, tha Osmani.

Forumi në edicionin e parë të tij do të mbledhë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, të cilët gjatë dy ditëve do të trajtojnë çështje që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Lajme të ngjashme